-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Muja sulmon PDK-në: Ata e kanë pasur zakon blerjen e rrymës nga Serbia, kompania GEN është sllovene

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është përfshirë në debatin e fundit që lidhet me skandalin e energjisë, pas publikimit në media të transaksioneve të shitblerjes së energjisë elektrike mes KEK dhe kompanisë sllovene me zyrë në Serbi, GEN.

Muja, në një postim në Facebook, ka thënë se blerja e energjisë nga Serbia ka qenë zakon i qeverisjes së PDK-së. Sipas tij, qeverisja e VV-së, gjatë vitit 2021, ka importuar energji kryesisht nga Sllovenia, Shqipëria, Danimarka dhe Maqedonia e Veriut.

“Blerja e energjisë elektrike nga Serbia: importi i rrymës nga Serbia ka qenë zakon gjatë qeverisjes së PDK-së. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, Kosova kryesisht nuk blen më rrymë nga Serbia. GEN doo është kompani Sllovene. Kosova nē vitin 2021 ka importuar kryesisht nga këto shtete: Sllovenia, Shqipëria, Danimarka, Maqedonia e Veriut”, ka shkruar Muja.

Muja, duke iu përgjigjur kërkesave për hetime të publikimeve mediale, që dolën si pasojë e plasjes së një skandali në Slloveni ku përfshihet edhe ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, ka thënë se komision hetimore duhet të ketë për shitjen e KEDS për 26 milionë euro.

Për këtë gjë ai e ka fajësuar PDK-në.

“Ne gjithsesi duhet të kemi një Komision Hetimor për energjinë elektrike: si PDK e shiti KEDS për 26 milion euro? Si ka mashtruar PDK me kinse investimin e 300 milion euro në rrjet të distribuimit gjatë shitjes së KEDS? Pse PDK-LDK nuk investuan në renovim të Kosova A por importuan rrymë nga Serbia? Si ja dha Qeveria e PDK furnizimin e rrymes për veri EPS (ElektroPrivredaSrbije), Si detyroi PDK qytetarët e Kosovës të paguajnë faturat e rrymës në veri 2013-2016 (shtesë në fatura)! Si ka detyruar PDK në vitin 2017 KOSST të mbuloj faturat e energjisë në veri? Kush nga PDK por edhe të tjerët ka fituar kontratat dhe ka punësuar në KEK 2010-2021?”, ka shkruar Muja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img