Site icon PrishtinaPress

Muja: S’shoh përafrim konceptual mes PDK-së dhe LVV-së

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se nuk ka përafrim mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë nuk shoh ndonjë përafrim konceptual për aq sa jam në Kuvend, mirëpo shoh përafrim të natyrshëm demokratik aty ku e kërkon kauza parlamentare”, deklaroi Muja.

“Nuk ka ndonjë përafrim për motive të krijimit të Qeverisë me PDK-në, bindja e VV-së është që ne do t’i fitojmë apo të qeverisim vetëm”, shtoi ai më tej në “Pressing” në T7.

Exit mobile version