-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Muja shkarkohet nga Kolegji Riinvest, dështoi ta akreditonte

Kyetari i VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, është shkarkuar nga pozita e rektorit në Kolegjin Riinvest.

Burimet e “Jepi zë” brenda këtij institucioni i kanë thënë gazetës se ky shkarkim ka ndodhur pasi Muja ka dështuar të akreditojë programe të këtij kolegji.

Muja është larguar edhe nga faqja zyrtare e Kolegjit, ku deri vonë ishte me emër e fotografi.

Shkarkimit nuk i ka shpëtuar as Edmond Pruthi i cili ishte vendosur nga Muja si drejtor për studentë.

Mësohet se zyrtarisht, arsyetimi i shkarkimit të Mujës dhe Pruthit është mospërformanca.

Kujtojmë edhe se disa herë janë hedhur dyshime se Armend Muja ka gënjyer edhe për titullin akademik si PhD, të cilin ende nuk e ka të fituar.

Të dy Muja dhe Pruthi janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Mitrovicës.

Ndryshe, Muja kohë më parë ishte përballur edhe me gjykatën pasi ishte dyshuar për dallavere në lidhje me akreditimin e një institucioni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img