5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Muja: Në kohën e PDK-së s’kemi pas shtesa për fëmijë por për viça, të LDK kemi shtesa për qen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja e ka quajtur jo të drejtë propozimin e Komunës së Prishtinës që do të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë një qen endacak.

Sipas Mujës, kjo shumë është e madhe krahasuar me mjetet që ndahen për shtesat për fëmijë.

“Ne prioritetin e parë sa i përket ri-qarkullimit të të ardhurave e kemi dediku tek fëmijët përmes shtesave. Dje e pash një lajm që Komuna e Prishtinës kish dhënë 50 euro për adoptimin e një qeni. Mendoj që është më shumë sesa shtesat për fëmijë dhe është jo fer” – tha deputeti Muja gjatë seancës së Kuvendit.

Tutje ai shtoi se se në Kosovë për shtatë vite janë subvencionuar lopët dhe viçat por nuk ka pas shtesa për fëmijë.

“Në vitin 2023 Kosova ka pas 376 mijë lopë edhe viça dhe është bë skema e subvencionimit të viçave. Rreth 85 euro për lopë. 7 vjet s’kemi pas shtesa për fëmijë por kemi pas për viça. Kjo është implementu në kohën e PDK-së, të LDK për qen”- u shpreh ai.

“Edhe qentë e meritojnë, por po pajtohem që proporcioni është problematik pak” – tha Konjufca.

Komuna e Prishtinës ka në plan të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacakë.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se do ketë gjoba të mëdha për ato familje që kërkojnë subvencion nga komuna për adoptim të qenve e më pas i lëshojnë në rrugë.

Rama theksoi se kjo ka kosto, por është për kushte më të mira për qentë. Sipas kryetarit, ky hap është marr për siguri më të madhe ndaj qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img