-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Muja: Me vite të tëra në Kosovë janë futur thasë me dinarë serbë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se nuk pret që partneriteti me shtetet aleate të rrezikohet për shkak të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serb.

“Nuk parashoh probleme e as rrezikim të partneritetit, parashoh si në procese të tjera do të ketë periudhë të përshtatjes dhe formalizim se nuk bën ndryshe. S’shoh probleme, por kur ka ndryshime, në ditët e para vijnë disa deklarime të pamatura”, është shprehur Muja në KTV.

Deputeti i partisë në pushtet ka potencuar se ndër vite në Kosovë janë futur thasë me dinarë serbë të pakontrolluar, e sipas tij, me Rregulloren e BQK-së, ndalohen edhe valuta të tjera.

Muja ka potencuar se që nga paslufta, në Kosovë janë futur narkotikë, armë dhe para nëpërmjet krimit transnacional.

Ndërsa, duke folur për sulmin serb në Banjskë, deputeti Muja ka thënë se Bashkimi Evropian e ka cilësuar akt terrorist, e kjo sipas tij, paratë e pista “janë përdorur për të financuar krimin e organizatat terroriste në veri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img