Site icon PrishtinaPress

Muja: Me Sylvinhon kam pasur biseda edhe para grumbullimit, ai më ka bërë të ndihem si në shtëpi

Arbnor Muja ka thënë se me Sylvinhon dhe stafin e tij kishte pasur biseda edhe para grumbullimit të parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Muja theksoi gjithashtu se tekniku brazilian ishte shprehur shumë i kënaqur që do të jetë pjesë e skuadrës.

”Biseda me Sylvinhon dhe stafin e tij kam pasur edhe para grumbullimit, kurse sa i përket bisedës së parë fizikisht është që ai ka shprehur shumë dëshirë të jem pjesë e ekipit kombëtar dhe kur arrita aty, ai më tha se menzi s’presim që ti të bashkohesh dhe komponohesh me ekipin, jemi shumë të gëzuar qe je këtu. Me një fjalë më ka suportuar shumë dhe më ka bërë që të ndihem si në shtëpi. Kjo ishte një hap shumë i madh për mua që të ndihem më mirë me grupin dhe stafin e ekipit kombëtar,” tha ai në Duelin Sportiv.

Exit mobile version