Site icon PrishtinaPress

Muja: Me Nagip Krasniqin, KEK-u ka dalë mbi 100 milionë euro fitim

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar në emisionin Pressing arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai ka thënë se brenda ndërrmarjeve publike ka “xhelozi” dhe se Krasniqi është “njeri i mirë”.

“Nagipi është njeri i mirë. Ka ndonjëherë edhe xhelozi brenda ndërrmarjeve publike. Është ego personale. Por drejtimi i gishtit ndaj njëri tjetrit është joprofesional. Të dhënat nga ATK tregojnë që performancat po përmirësohen. Unë jam në Komision dhe e di cdo kontratë”, tha ai.

Tutje ai tha se prej që VV ka marrë pushtetin, KEK-u ka regjistruar mbi 100 milionë euro fitim.

“Shikoni të dhënat, nga 154 milionë euro që ka qenë në kohën LDK-PDK ka arrit në 286 milionë euro., KEK-u ka arrit mbi 100 milionë euro fitim”, përfundoi ai.

 

 

Exit mobile version