-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Muja kritikon emisarin e BE-së: Lajçaku po do një qëndrim jokushtetues e një kushtetues të arrijnë në mes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka kritikuar ashpër deklaratat e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Sllovaku në deklarimet e fundit ka thënë se i kanë pranuar si serioze të dy “platformat” e Asociacionit të Komunave Serbe, të prezantuara nga Ekipi Menaxhues, e atë të Kryeministrit Kurti, e se duhet të gjendet një mes, ndërmjet këtyre dy propozimeve.

Sipas Mujës, nuk mund të ketë mes, ndërmjet kushtetutshmërisë dhe jokushtetutshmërisë, sepse siç thekson Ai, Kosova beson në vlerat Evropiane rrjedhimisht në Kushtetutën e vet.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shkarkuar ekipin menaxhues, që ka draftuar propozimin për Asociacionin, çka shkaktoi reagimin e menjëherëshëm të BE-së, duke u shprehur se me këtë veprim Kosova po shkelë marrëveshjen me Serbinë.

Postimi i plotë i Mujës:

“Teoria e Lajcakut shumë e thjeshtë, ai po do një qëndrim kushtetues dhe një jokushtetues të arrijnë mes, thuajse kushtetutshmëria është mes aritmetik. Apo edhe më tutje, një përfaqësues që do zgjidhje mes kartës së Këshillit të Evropës dhe Republika Srpskas në Bosnjë, një kompromis mes vlerave të BE-së dhe Dodikut të Putinit e Vuciqit. Pra, vlerat evropiane vs vlerat proruse.

Për Republikën e Kosovës gjërat janë të qarta, ne jemi me vlerat evropiane dhe rregullat janë përbrenda Kushtetutës së Kosovës. Të drejtat nuk janë mes artimetik mes të mirës dhe të keqes.”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img