Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja ka thënë se Kosova është rreshtuar qartazi ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Rusisë dhe luftës së saj në Ukrainë.
Në ditën e dytë të sesionit të punës së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Muja ka thënë se hezitimi i qëndrimit të Serbisë në këtë konflikt ka paraqitur një shqetësim.
“Kosova qartazi është rreshtuar ndaj BE-së dhe SHBA-së sepse nuk ka pasur asnjë dyshim që agresioni ndaj një vendi aspirues ndaj BE-së, që aspiron demokraci dhe liri njerëzore nuk duhet të ketë dyshim. Ne e kemi parë me shumë shqetësim hezitimin e Serbisë për të dënuar këtë agresion sepse kjo paraqet një dilemë për sigurinë e Kosovës dhe sfidimin e paqes në Ballkanin Perëndimor”.
Krahas kësaj, lidhur me dialogun, Muja ka thënë se njohja nga Serbia, një ulëse në OKB, njohja nga vendet e BE-së dhe antarësimi në NATO paraqesin zgjedhje të përkushtimit strategjik të Kosovës dhe njëherit, zgjedhin dilemën e sigurisë së saj.
Pala serbe sipas Mujës ka “minuar” përpjekjet për sukses dhe kjo sipas tij vërehet tek një pjesë të marrëveshjeve.
“Pala serbe ne vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet tek një pjuesë e madhe e marrëveshjeve që kemi nënshkruar deri më tani si për shembull marrëveshja për energji, e pazbatuar dei më tani, liria e lëvizjes, ajo për vulat doganore dhe të tjera”, ka deklaruar Muja gjersa ka theksuar se zgjedhja e pozicionimit të ushtrisë serbe në pikat kufitare në një kohë të mosmarrëveshjeve politike paraqet një cenim të sigurisë dhe zgjedhje joevropiane.
Krahas kësaj, shteti serb pretendonte se Republika e Kosovës kishte angazhuar dronë për vëzhgim në territorin serb./Prishtinapress/