Edhe pse rezultate zyrtare nga ana e KQZ-së ende nuk kemi për zgjedhjet 9 shkurtit, tashmë janë bërë publike shumë prej votave që kanë marrë kandidatët për deputetë nga partitë e ndryshme.
Deputeti i VV-së , Armend Muja, është një nga deputetët që kanë pësuar rënie në votë.
Në zgjedhet e vitit 2021, Muja kishte afër 44 mijë vota.
Ndërsa në këto zgjedhje, deri më tani sa janë numëruar, Muja ka 19343 vota.
Gjatë kësaj kohe, Muja, deri më tani i bie që ka humbur mbi 20 mijë vota.
Këto të dhëna janë nga votat e numëruara deri më tani.