1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Muja i reagon Dreshajt: Shumica e bën kuorimin, eja puno!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar deputetit të AAK-së Shemsedin Dreshaj në lidhje për komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore.

Muja, në një postim në facebook tha se,“Z. Shemsedin Dreshaj e ke detyrim ligjor të paraqitesh në Komision deri në përfundim të sesionit pranveror [31 korrik 2024]. Shumica e bën kuorumin dhe eja puno. Çdo sabotim vendim arbitrar dhe ikje nga përgjegjësia do ti referohet Seancës, siç e kemi bërë edhe sot”.

Tutje ai u shprehë se unë nuk e di pse opozita po saboton Komisionin hetimor që është themeluar me kërkesë të tyre.

Reagimi i plotë:

Reagim – Komisioni Hetimor për Subvencionimin e Teksteve Shkollore:

Z. Shemsedin Dreshaj e ke detyrim ligjor të paraqitesh në Komision deri në përfundim të sesionit pranveror [31 korrik 2024]. Shumica e bën kuorumin dhe eja puno. Çdo sabotim vendim arbitrar dhe ikje nga përgjegjësia do ti referohet Seancës, siç e kemi bërë edhe sot.

[1] Komisioni hetimor është themeluar me Vendim të Kuvendit më 4 prill 2024. Me 26 prill është votuar unanimisht plani i punës në tri faza: (a) faza e hetimeve dhe i intervistimi i dëshmitarëve maj-korrik, (b) faza e vlerësimit të hetimeve korrik 2024 dhe (c) faza e draftimit të raportit korrik-shtator 2024.

[2] Më 16.07.2024 Komisioni Hetimor unanimisht ka votuar ‘planin e intervistimit të dëshmitarëve 18-31 korrik’. Intervistimi i dëshmitarëve ka filluar me datë 18 korrik dhe ka vazhduar deri sa janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët e ftuar nga opozita.

[3] Mè 25 korrik, Komisioni ka ftuar në intervistë dëshmitarët e fundit të propozuar për datat 29-30 korrik. Ftesat për mbledhjen e sotme dhe dëshmitarët janë dërguar nga administrata e Kuvendit.

[4] Çuditërisht, me datë 26 korrik z.Dreshaj si Kryesues, ka dërguar një letër krye në vete dhe pa aprovim të Komisionit që intervistat të shtyhen me pretendimin se nuk kemi kuorum dhe se ka përfunduar sesioni pranveror.

[5] Deputetët e shumicës, 6 anëtarë, e kemi informuar Kryesuesin se vendimet për shtyrje merren vetëm nga Komisioni, në bazë të Ligjit për Hetim Parlamentar neni 11, par 3, Kryesuesi detyrimisht mban mbledhje me kërkesë të 1/3 së deputetëve dhe se pretendimi i tij për mungesë kuorumi nuk ishte i vërtetë, marrë parasysh që 6 nga 11 anëtarët do jenë prezent. Ndërsa, sesion pranveror i Kuvendit është i hapur deri me 31 korrik 2024 [Rregullore e Kuvendit].

[6] Dëshmitarët e ftuar nga Komisioni, të ftuar nga vet z.Dreshaj në emër të Komisionit [25.06.2024], u paraqitën sot. Në shkelje të Ligjit, nuk është paraqitur z.Shemsedin Dreshaj dhe zv i tij, poashtu nga opozita. Shumica nuk ka ndryshuar Kryesuesin, ka vijuar një mbledhje të votuar dhe ftuar nga Komisioni.

Si përfundim, unë nuk e di pse opozita po saboton Komisionin hetimor që është themeluar me kërkesë të tyre. Të gjitha provat dhe dëshmitarët e tyre janë dëgjuar. Në përmbushje të mandatit, planit të punës dhe planit kohor të intervistimit, shumica do të paraqitet çdo ditë deri në përfundim të sesionit pranveror të Kuvendit [31 korrik 2024].

Është përshtypje imja, lehtësisht e verifikueshme nga [mos] prezenca e deputetëve në Komision, që opozita nuk ka ditur çfarë po kërkon me këtë komision hetimor, në mungesë të ideve, kanë filluar të sabotojnë me mos prezencë. Ne kemi marrë këtë mandat nga Kuvendi, e kemi për detyrë të jemi prezent dhe të paraqesim raport para Seancës së Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img