3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Muja i përgjigjet opozitës: Kurti nuk i ik dialogut, merr vendime ashtu siç ka premtuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja i është përgjigjur kritikave të opozitës se kryeministri Albin Kurti po “ikën” nga dialogu Kosovë-Serbi.

Muja ka thënë se që prej ardhjes në pushtet, Kurti ka marrë vendime parimore dhe saktësisht ashtu siç ka premtuar.

“Po përballemi shumë shpesh me kritika të cilat na i bën edhe Serbia, sikur po e bllokojmë dialogun, por kjo nuk është e vërtetë. Populli ia ka dhënë besimin Kurtit dhe ai saktësisht siç ka premtuar dhe në mënyrë parimore po i merr vendimet”, ka deklaruar ai.

Deputeti Muja tutje është shprehur se për 1 vit e 4 muaj me Qeverinë Kurti, vendimarrja në Kosovë ka ndryshuar drastikisht dhe po ndryshon edhe situata në terren.

“Nuk e di nëse ju kujtohet letra e zotëri Blinken ku thotë se njohja është në qendër të dialogut, jo në fund. Aty nënvizohet edhe rëndësia e luftimit të korrupsionit, rendi dhe ligji, marrëveshja për rrymën në veri etj. Ashtu specifikohet edhe në letrën e presidentit amerikan Joe Biden. Jemi duke bërë maksimumin që të jemi sa më të afërt në koordinim me vendet aleate. Kurrë nuk e besoj që ka pasur koordinim më të mirë me këto shtete”, tha Muja për Telegrafin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img