Site icon PrishtinaPress

Muja gjen “defektin” e rritjes së çmimit të tatimit, thotë se u bë në vitin 2018

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, rezolutën e LDK  për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë e ka quajtur të befasishme.

Muja u shpreh po ashtu se kjo ngarkesë tani për qytetarët nuk është për shkak të vendimit të rivlerësimit, por për shkak se ligjbërja e vitit 2018 kur është hartuar ky ligj ka qenë me defekte.

Ai tha se ministria e Financave është e gatshme ta trajtojë këtë çështje shumë shpejt.

“Çka duket se ka çështje këtu është çështja e dyti  tek dimensioni social që potencialisht kjo mund të krijoj barrë tek qytetarët dhe është e vërtet që tek shtresa të caktuara krijon një barrë tek qytetarët por kjo nuk është për shkak të një vendimi që po merret tash po për shkak se ligjbërja në vitin 2018 ka qenë me defekte. Dhe në  bazë të MF ka gatishmëri që kjo çështje të trajtohet shpejt. Vlerësimi ka qenë kryesisht profesional nuk është bërë nga asnjë mandat  i detyrueshëm politik ka qenë vlerësim profesional. Ajo çka është evidete është se ka çështje sa i përket zonimit dhe zonimi është ende i vjetër dhe potencialisht për shkak të zhvillimit të lagjeve nëpër zonat rurale paradoksalisht  ndodh që në zonat e qytetit vlerësohen ca prona pikërisht më shumë se ato prona dhe ka hapësirë që të diskutohet kjo dhe të trajtohet  në kuadër të plotësim-ndryshimit të ligjit”, tha Muja./KP/

Exit mobile version