2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Muja: Edhe rrëzimi i demarkacionit është zgjidhje

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja gjatë një emisioni në RTK ka thënë se qeverisja e tanishme ka filluar të degradojë, duke theksuar se është mirë që PDK dhe LDK të ulen dhe të vendosin a do vazhdohet tutje me këtë qeverisje ajo, transmeton Indeksonline.

Sipas Mujës, kjo qeverisje nuk duhet të vazhdohet më tutje, pasi, sipas tij, edhe Demarkacioni po dështon të ratifikohet.

“Qëndrimi im personal është se kjo qeverisje ka filluar të degradojë. Mendoj qe është në dorën e PDK dhe LDK të ulën dhe ta bëjnë një bilanc dhe të vendosin a të vazhdohet tutje ose jo. Edhe në Kuvend ka rënie të interesimit. Edhe liderët e koalicionit po dalin në teren. Mendimi im është qe te mos vazhdoj tutje kjo qeverisje. Demarkacioni kundërshtohet më së shumti nga pozita sa sa opozita”, ka thënë Muja.

Më tutje ai ka numëruar edhe dështimet e qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa, pasi Kosova ka mesataren më të vogël në Ballkan.

“Papunësia në Kosovë është alarmante. Kryeministri Mustafa ka performance jo të kënaqshme si kryeministër. Paga mesatare në Kosovë është më e vogla në Ballkan. Prandaj nuk mund të thirret në sukses kjo qeverisje. Kjo është qeveri e Riinvestit dhe facebookut. Komunikimi nuk bëhet në mënyre direkte por me fcb. Edhe opozita është defaktorizuar. Temat si demarkacioni janë fiktive dhe mund të zgjidhet paproblem. Edhe rrëzimi i demarkacionit është zgjidhje”, ka shtuar më tej ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img