0.9 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Muja: Do duhej ta mbronim më tepër Nagip Krasniqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është dashur të mbrohej ende më shumë pas arrestimit të tij.

Madje, Muja konsideroi se në momentin kur Kosova ka qenë në kulmin e saj sa i përket prodhimit të energjisë elektrike u bë arrestimi i Krasniqit.

“Në mënyrën si unë e shoh arrestimin e Nagip Krasniqit, ne do duhej ta mbronim edhe më tepër. Unë kam qenë pjesë e Komisionit Hetimor për Energji dhe e di me çfarë është ballafaquar kryeshefi Krasniqi. Fillimisht është ngritur një narrativë e rrejshme, që ka rënë niveli i prodhimit në Kosovën A dhe B. Viti 2022 ka qenë kulmi i Kosovës sa i përket prodhimit të energjisë, shtimi i kapaciteteve të reja, uljes së konsumit. Pastaj, në këtë moment erdhi arrestimi i papritur i drejtorit. Në ndërkohë, unë kam pritur që do të ndërmerren hapa tjerë. Në 10 vitet e fundit ka pasur një mafia energjetike të cilat kryesisht kanë qenë të lidhura me ish-partitë në pushtet, AAK, PDK e LDK. Kanë qenë të lidhura me firma serbe që nga importi i energjisë elektrike, deri tek zbatimi i kontratave në KEK. E ajo çka ka ndryshuar në dy vitet e fundit në Kosovë, nuk është importuar asnjë cent nga Serbia dhe këto firma që kanë qenë të lidhura me partitë që kanë qeverisur Kosovën më herët”, deklaroi Muja.

Po ashtu, Muja tha se për interesa të ndryshme është organizuar kampanjë kundër drejtorit Krasniqi.

“Nagip Krasniqi ka filluar t’i marrë disa vendime të shpejta, e njëra nga to është që s’ka më import të rrymës nga Serbia, nuk ka më shpenzime të kontrata milionëshe. Kur e kanë humbur tregun, kanë filluar pastaj t’u afektohen interesat dhe kanë filluar një kampanjë kundër drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit”, theksoi Muja.

Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img