Armend Muja, deputet i VV-së, ka folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti.
Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, Muja ka dhënë vulën se kush do të fitojë. Sipas Mujës, Donald Trump, ish-president i ShBA-së dhe aktualisht kandidat i republikanëve, nuk do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
“Po e shoh me gjithë kritikat që i ka Bideni, sidomos pas debatit, eksiton një bindje në SHBA sa i përket rrezikut nga kthimi i Trumpit. Me gjithë vështirësitë, Trumpi nuk do të kthehet, shanset për t’u kthyer janë goxha të vogla. Është më shumë e mundshme që të kemi president demokrat dhe nuk fiton Trumpi” – ka thënë ai.