Site icon PrishtinaPress

Muhaxheri: PDK do të qeverisë me Pejën mandatin e ardhshëm

Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, thotë se kjo parti do të qeverisë me qytetin e themeluar nga Haxhi Zeka, mandatin e ardhshëm. Muhaxheri, që ka qenë në Vetëvendosje, tregon për arsyet që braktisi këtë parti, por edhe kritikat që dikur ia bënte partisë që tash i takon. Muhaxheri thotë se është pritur në PDK, si të ishte njëri nga themeluesit e saj në Pejë. Ai në një intrevistë për lajmi.net ka treguar edhe për thyrjet që quan deri te ndarja me VV-në.

Lajmi.net: Keni qenë kritik i PDK-së kur keni qenë në opozitë. Tash kur jeni pjesë e kësaj partie, t’u kanë përmendur kritikat ndonjëherë?

Muhaxheri: Ishte periudhe jashtëzakonisht e mirë dhe shumë e lehtë për tu përshtatur me njerëzit dhe strukturat. Që nga dita e parë nga kryetari i degës Xhavit Haliti dhe të gjithë të tjerët kam pasur një  pritje shumë të mirë, madje asnjëherë nuk m’i kanë përmendur kritikat që ua kam bërë, madje as nuk e kanë diskutuar, përkundrazi më kane motivuar që të ndihem sikur edhe unë të isha një prej themeluesve të PDK-së në Pejë.  Sa i përket kritikave konsideroj se gjithmonë aty ku diçka funksionon ka hapësirë edhe për tu kritikuar, por edhe për tu lavdëruar. Prandaj unë si ish opozitar në atë kohë kam gjetur elemente për t’i kritikuar. Kjo ndoshta edhe pse isha i influencuar nga rrethi , sepse të gjithë reflektorët ishin të ndezur në një drejtim, pra kundër çdo gjëje që pozitive që ndodh në Kosovë dhe duke qëndruar gjithmonë bashkë me aktivistë vështir mund të shiheshin elementet pozitive, madje edhe gjërave të bukura mundoheshin tu u gjenin një  bisht.

Lajmi.net: Ju e keni pasur koleg të partisë Shpend Ahmetin, ku proklamohet barazia. Ditët e fundit kanë raportuar mediat për jahtin luksoz.  A e proklamon barazinë VV-ja vetëm në opinion apo edhe në praktik?

Muhaxheri: Konsideroj se veprimi i Shpend Ahmetit ishte skandaloz, e sidomos tentimi amatoresk për tu arsyetuar para qytetarëve.  Kur vjen nga një person i një subjekti politik që flet për barazi ndërsa veprimi i tij vetëm sa i ka demantuar klithmat e VV-së për një shtet të së drejtës ku të gjithë janë të barabartë. Ky veprim nuk do të ishte aq skandaloz nëse Shpend Ahmeti dhe subjekti i tij nuk do të flisnin aq shumë për barazi, mirëpo këtë duhet ta kuptojmë një gjë se Shpend Ahmeti dallon shumë nga te tjerët në VV, thjesht ai veprim tregoi se Ahmeti është duke u shtir në diçka që vërtet nuk është, kohëve të fundit po e tradhton vetvetja.

Lajmi.net: Pse dolët nga VV-ja, ku zhvilluat aktivitet për afër 6 vite?

Muhaxheri: Kam qenë sekretar organizativ në qendrën e Pejës, madje ideator i shumë aktiviteteve që janë bërë në nivel qendror si dhe ideator i pothuajse te gjitha aktiviteteve në Pejë. Mënyra se si funksionon VV me ka bërë të mos jem pjesë e saj, ka kohë qe i kam kundërshtuar shumë veprime të VV-se edhe Brenda organizatës edhe jashtë. Gazin lotsjellës, rrëzimin e kamionëve, republikën e tretë etj, nuk i kam pëlqyer si aktivitete, por edhe mënyrën se si i trajtojnë  aktivitetet të cilat nuk guxojnë të rinjtë me anëtarë të partive të tjera të flasin e as shoqërohen, por edhe duke manipuluar ata përmes videove të ndryshme që tregojnë histori se si duhet behet revolucioni më kanë penguar dhe i kam kundërshtuar. Pak para se të dilja nga VV kishin ardhur nga Prishtina për ta shfaqur një dokumentar se si  është bërë revolucioni në Ukrain dhe gjithmonë shembujt i lidhin me Kosovën, sepse pas dokumentarin flasin si debat me aktivistë të cilët e kanë përcjell  filmin ose dokumentarin, dhe askush prej neve nuk duhet të çuditet se perse aktivistët mund të bëjnë veprime që mund të konsideroheshin si jonormale, sepse ata kanë krijuar në mendjen e tyre një gjendje normale me dhunën, gurët, flaken etj.

Lajmi.net:  Kur e vendosët që të mos vazhdoni më në Vetëvendosje?

Muhaxheri: Gjithmonë përpjekja me ma kontrollu jetën kanë qenë raste që me kanë irrituar dhe jam ndier keq pse i takoj kësaj partie. Po e ndaj një rast me lexuesit tuaj, kur kam ngushëlluar familjen Lluka për vdekjen e Riza Llukes, një veprimtar  i çështjes kombëtare dhe ish drejtor i TV Dukagjinit, i cili si VV në atë kohë na ka jap hapësirën e nevojshme. Mirëpo Dardan Molliqajt i kishte penguar se unë e kisha ngushëlluar familjen LLuka, sepse ai ishte vëllai i Ekrem Llukes që sipas tij, ky I fundit nuk është njeri I mirë. Unë  ia pata bërë të qartë se i ndjeri Riza Lluka ishte bashkëqytetar i imi që unë respektoja shumë dhe këtu nuk mund të më përzihet askush, dhe nga ky moment kanë filluar të ndryshojnë mendimet dhe qëndrimet e mia për këtë subjekt dhe për njerëzit që udhëhiqnin.

Lajmi.net: Kur jeni dorëhequr nga VV-ja keni deklaruar se në mes të ndërtimit të shtetit dhe shkatërrimit, po e zgjedh shtetin dhe kalove në PDK. Mendoni që VV nuk e donë këtë shtet?

Muhaxheri: Vetë fakti që ata duan ta krijojnë Republikën e tretë, ata e mohojnë edhe luftën edhe çdo përpjekje ndër vite që është bërë për të ardhur deri këtu ku jemi. E kuptoj ndoshta nuk është ajo që kemi pritur, sepse pritjet mund t’i kemi pasur me te mëdha  se mundësit, mirëpo nuk jemi në atë gjendje që çka të na del përball ta shkatërrojmë. Kur nuk i gëzohen sukseseve të Kosovës, unë nuk kam si te mendoj ndryshe, pos që këta njerëz nuk e duan shtetin, madje  e kujtoj edhe një detaj kur deklaratën e Majlinda Kelmendit kur u shpall kampione olimpike e patën bërë  me bisht ku ndër të tjera thuhej ‘mirë që fitoj Majlinda por të kishte fituar për Shqipërinë do të ishte edhe më mirë.

Lajmi.net: Në Pejë bashkë-qeverisni me LDK-në, si në qendër. Si ju ka ecur koalicioni?

Muhaxheri: Me LDK-në kemi pasur marrëdhënie korrekte, natyrisht me përjashtim në disa raste por është normale  sepse ne nuk jemi një parti, jemi parti të ndryshme dhe nganjëherë nuk pajtohemi në gjëra të ndryshme, por e përgjithshmja është mirë. PDK ka katër drejtori të gjithë drejtorët e PDK-së kanë treguar shumë suksese ne menaxhimin e drejtorive dhe projekteve te caktuara ne interes te qytetareve te Komunës se Pejës.

Lajmi: LDK dhe AAK tashmë kanë përcaktuar kandidatin. A ka PDK-ja ndonjë emër?

Muhaxheri: PDK është pretendente kryesore për ta fituar Pejën, ky disponim është edhe nga ana e strukturave por edhe nga ana e qytetareve prandaj ne jemi në  fazën ku po punohet shumë për organizimin dhe riorganizimin e strukturave dhe ende nuk jemi përcaktuar për kandidat. Nuk mendoj që jemi  vonuar sepse ne jemi duke punuar ne atë drejtim dhe në momentin e duhur do te kemi edhe kandidatin.

Exit mobile version