-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Muhaxheri: Me “Borean”, Peja do të bëhet qendër e fuqishme ekonomike dhe turistike

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, pas prezantimit të  Qendrës Turistike “Borea”, para investitorëve vendorë dhe ndërkombëtar, ka theksuar se realizimi i këtij projekti do të jetë shumë i dobishëm për qytetin e Pejës.
Ai ka thënë për Telegrafin se përmes konferencës së djeshme është tentuar që të informohen në detaje investitorët potencial për Borean.

Sipas tij, një projekt kaq i madh dhe i rëndësishëm, sipas Komisionit për Partneritet – Publiko – Privat,  kërkon që të ketë investitor të jashtëm të cilët kanë përvojën e duhur në këtë fushë, por që është e dëshirueshme që të ketë edhe partner vendor të cilët do të krijojnë përvoja të reja në këtë lami dhe do t’i bartin në funksionalizimin e qendrave të reja në Kosovë.
“Përfitimet e qytetit dhe rajonit nga qendra turistike do të jenë të shumanshme. Ndër to do të jetë ardhja e turistëve në numër shumë të madh; Rritja e punësimit dhe krijimi i perspektivës për qytetarët e këtij rajoni. Pejën do ta kthejnë në një qendër të fuqishme turistike dhe ekonomike”, ka theksuar Muhaxheri.
Ai ka thënë se angazhohet më tërë potencialin e tij do të angazhohet që pejanët të mos largohen nga qyteti i tyre, duke shtuar se beson që “Borea” është projekti adekuat që do t’i mbaj banorët e kësaj pjesë që të jetojnë në mirëqenie në vendlindjen e tyre.
“Unë kam thënë se kur do të ndërtohet ky projekt gjigant, unë më nuk do të merrem me politikë. Besoj se në dhjetorin e vitit tjetër do të filloj skijimi. Unë mund të them lirisht se Pejës po i hapet perspektiva”, ka shtuar Muhaxheri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img