Site icon PrishtinaPress

Muhaxheri: 23 rastet e konfirmuara mbrëmë me COVID-19, janë raste kontakti me personat e infektuar më parë

Numri i personave të prekur me COVID-19 në komunën e Pejës ka arritur në 73, duke e renditur këtë komunë si e treta për nga numri më i madh i të infektuarve me këtë virus.

Vetëm mbrëmë në Pejë u konfirmuan 23 raste të reja, ku të gjitha janë raste kontakti me personat e infektuar më parë.

Kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri ka thënë për Telegrafin se mbrëmë janë testuar 62 mostra ku prej tyre 23 rezultuan pozitiv.

“Gjatë ditës së djeshme janë testuar 62 persona kontakti prej të cilëve 23 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe të gjitha janë raste kontakti me personat e prekur me herët me coronavirus”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri ka shtuar se pavarësisht numrit të madh të rasteve, gjendja e përgjithshme në komunën e Pejës paraqitet relativisht e qetë.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar 32 raste të reja me COVID-19, duke bërë kështu që numri i të infektuarve në të gjithë vendin të shkojë në 763. Deri tani, 163 persona janë shëruar, derisa 21 kanë vdekur.

“Sot më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e dy (32) raste”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version