1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Muharremaj tregon për fluturimin e frikshëm të Ballkanit për në shtëpi!

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka folur për përvojën e pakëndshme të klubit të Ballkanit dhe bashkudhëtarëve të tyre teksa po ktheheshin me aeroplan nga Republika Çeke.

Ballkani po kthehej pas humbjes 3:2 nga Slavia e Pragës në kuadër të Europa Conference League, mirëpo një plasaritje e xhamit të aeroplanit e rrezikoi gjendjen e tyre, duke detyruar aeroplanin që të kthehej në Pragë.

“Diku pramë në mesnatë në ora gjysmë në një kemi ateru prej aeroportit të Pragës për Prishtinë pasi që pamë një kompani të kontraktume mirëpo pas na 20 minutave kemi marrë informatën që na ka tregu që po kthehemi në bazë pasi që kemi disa probleme teknike, është plasaritur xhami mirëpo thënë të drejtën në koment edhe lojtarët  të gjithë kemi qenë të lodhur edhe s’e kemi marrë tragjike këtë punë”, ka thënë Muharremaj për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Nuk e kemi ditur se çfarë po ndodh, diku ka qenë duke e kaluar kufirin prej Çekisë për të dalë në Gjermani, atëherë ka pasur dëshirë të aterohet në Zagreb por pasi që koha ka qenë e vështirë, më mirë po kthehemi në Pragë pasi që është koha e mirë edhe diku në ora 1 pas nate kemi mbërri në Pragë”.

Muharremaj ka thënë që fillimisht nuk është frikësuar por kur e ka kuptuar se sa serioze ka qenë situata, atëherë ka ndier shqetësim.

“Deri sot në ora 7 e 30 kur kemi hy në aeroport edhe kemi ateru diku në ora 9 në ora 11 jemi kanë në Prishtinë”.

“Me thanë të drejtën në ato moment s’jam friku por pastaj duke e kuptu realitetin, duke e parë gjendjen fizike të aeroplanit vërtet ka qenë shqetësuese dhe ka qenë për fat të gjithë lojtarëve dhe tonin kemi kaluar mirë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img