10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Muharremaj thotë se do ta shikoj kontratën e ndërtesës që i’u shemb fasada

Gjatë ditës së sotme është shembur fasada e një ndërtese në Suharekë.

Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj i cili e ka konfirmuar ngjarjen.

Muharremaj tha se askush nuk ka mbetur i lënduar nga ky rast.

“Lëndime nuk ka, unë kam dal në vendin e ngjarjes, aty ka qenë edhe inspekcioni dhe policia, tani janë vendosur edhe shiritat”, tha Muharremaj.

Tani është duke u pastruar vendi, nga kompania e pastrimit.

Muharremaj tha se ndërtesa është renovuar në vitin 2017, dhe atëherë ai nuk ka qenë kryetar i kësaj komune.

Ndërsa, kompanisë e cila e ndërtoi këtë objekt, do t’i shikohet kontrata dhe garancioni.

“Tash kemi me kqyr kontratën e kompanisë dhe a ka pas garancion”, shtoi kryetari i kësaj komune.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img