Mëngjesin e sotëm, Qendra Tregtare ETC në Suharekë u përfshi nga një zjarr i madh.
Lidhur me këtë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka thënë se të përfshirë në fikjen e zjarrit kanë qenë zjarrfikës nga Suhareka, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione të tjera, transmeton Klankosova.tv.
Muharremaj shprehu keqardhje për dëmet e shkaktuara, gjersa shton se situata është nën kontroll.
“Nga orët e para të mëngjesit zjarrfikësit nga komuna jonë, Prizreni, Rahoveci, Mamusha e lokacione tjera, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme, në shuarjen e zjarrit”, ka shkruar kryetari në Facebook.
“Shprehim keqardhje për dëmet e mëdha materiale që ka pësuar ETC. Situata është nën kontroll dhe njëkohësisht po vazhdohet me kujdestari deri në evitimin e plotë të rrezikut”.

