Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka nisur një projekt shumë më rëndësi për komunën të cilën udhëheq.
Bëhet fjalë për projektin “Ndërtimi dhe rregullimi i varrezave në qytet”, projekt ky i financuar nga vet Komuna.
Kryetari Muharremaj ka dalur në terren bashkë me ekipin i cili do të merret me punime, për të inspektuar zonën.
““Ndërtimi dhe rregullimi i varrezave të qytetit” është premtimi tjetër i cili ka filluar të realizohet. Ky projekt është unik në Kosovë dhe do të ketë infrastrukturë dhe arkitekturë të veçantë” ka bërë të ditur Muharremaj.