Me iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozit dhe kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, ambasadorët e 16 shteteve evropiane te akredituar në Kosovë kaluan fundjavën te vendi i quajtur Guri i Diellit në fshatin Dolloc.
Kryetari Muharremaj falenderon Minxhozin për organizimin teksa shton se ambasadorët u mahnitën me bukuritë e bjeshkëve të Suharekës.
“Mikëpritje për 16 ambasadorët e vendeve të ndryshme mike, të cilët u mahnitën e bukuritë e bjeshkëve tona në Komunën e Suharekës.
Faleminderit Ambasadorit të Shqipërisë z.Qemal Minxhozi për organizmin dhe natyrisht ambasadorëve tjerë për vizitën”, shkruan Muharremaj.