0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Muharrem Nitaj për Qeverinë Kurti: Qeveri ‘me hu në krah’

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shkarkimet e fundit, duke thënë se është obligim i zyrtarëve shtetërorë të arsyetojnë secilin veprim që ndërmarrin duke përfshirë edhe largimet e njerëzve nga pozitat publike.

Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ‘nuk mund të arsyetohet vendimi për shkarkimet komplet të bordeve, sepse është e pamundur që ndonjëri prej tyre të mos e ketë kryer detyrën me përgjegjësi e profesionalizëm”.

Postimi i plotë i Nitajt:

“Qeveria me “hu ne krah”

Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”!

Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizem.

Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik!

Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te pergjithesuara.

Prandaj mos u cudini me memet e qeveritareve me fshese ne krah!” (sic.), ka shkruar Nitaj.

https://www.facebook.com/muharrem.nitaj/posts/10222083473060729

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img