Muharrem Jashari ka shënuar gol e ka asistuar të dielën, dhe ishte vendimtar në fitoren e LNZ Cherkasyt në shtëpi ndaj Rukh Lvivit.
Ballafaqimin e zhvilluar në shtëpi dhe që i takoi xhiros së tretë të kampionatit elitar të Ukrainës, Cherkasy e fitoi me rezultatin 3:1.
Jashari 26-vjeçar, asistimin e parë të edicionit të ri në elitën ukrainase, e regjistroi në minutën e 73-të kur edhe u barazua rezultati.
Jashari në fundin e ndeshjes, saktësisht në minutën e tetë të kohës shtesë, realizoi vetë nga penalltia, për golin e parë të kampionatit.
Me penalltinë e minutës së 98-të edhe u mbyll ndeshja me fitoren 3:1 të Cherkasyt.
Jashari në qendër të mesfushës dhe Hajdin Salihu në qendër të mbrojtjes, e kompletuan ndeshjen te vendësit.
Cherkasy pas tri ndeshjeve zë vendin e katërt me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Dinamo e Kievit, Oleksandriya dhe Zorya Luhansk.