I doni të gjitha në një pjatë? Provoni këtë recetë, mjaft e shijshme dhe të shëndetshme.
Përbërësit:
1 spec i madh i kuq i pjekur,
– gjysmë filxhani qepë të reja,
– 1 lugë e vogël limoni të freskët dhe të shtrydhur,
– 1 lugë e vogël kumin të bluar,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 3 lugë të vogla shurup shege,
– 1 lugë e vogël e specave të kuq të bluar,
– 5 lugë vaj,
– 3/4 e filxhanit arra,
– 4 deri 6 lugë thërrmija buke
Përgatitja:
Përzieni specat, qepën, lëngun e limonit,qimonin, kripën, 2 lugë të vogla shurup shege, – gjysmë luge të vogël spec të bluar, 4 lugë vaj ulliri, 2 lugë arra në blender dhe përzieni derisa përbërja të bëhet krematoze.
Pastaj, shtoni 4 lugë thërrmija buke dhe sërish miksoni derisa të arrini dendësinë e dëshiruar.
Nëse përbërja nuk është mjaft e trashë, shtoni edhe pak thërrmija buke.
Provoni a ju përshtatet shija, dhe shtoni edhe më shumë erëza nëse e shihni të arsyeshme.
Përbërjen qiteni në një pjatë apo në tepsi, shtoni disa pika vaj ulliri, lugën e mbetur të shurupit nga shega dhe gjysmë luge të vogël speca të bluar.
Pas kësaj, shtypni arrat e mbetura dhe qitni sipër lyerjes.
Ju bëftë mirë!