Atleti kosovar Muhamet Ramadani e ka arritur edhe një sukses të madh në sportin e hedhjes së gjyles.
Ai mori pjesë në Kupën Evropiane të këtij sporti për kategorinë U-23 në Portugali nga doli kampion.
Ramadani e fitoi medaljen e artë duke e hedhur gjylen në distancën prej 19 metrave e 28 centimetrave.
Kosovari e la pas vetes gjermanin Eric Mahofer dhe italianin Riccardo Ferrara.