Muhamet Sejdi Kransiqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj përmes një konferencë për media.
Ai bëri të ditur se ish luftëtari i UÇK-së, Muhamet Krasniqi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit dhe se ftesa i ka arritur me datë 20 qershor të këtij viti.
“Muhamet Sejdi Kransiqi i lindur në Ostrozub por me banim prej vitesh në Prizren. Ka marrë një ftesë nga zyra e Prokurorit Special e cila shkruan që është shkruar me 20 maj, por ky ka marrë ftesë dhe është njoftuar me 20 qershor të këtij viti. Ftesa është si i dyshuar dhe i është thënë që brenda 20 ditësh deklaratën ta japë në Hagë”, tha Haradinaj.
Haradinaj i është lutur mediave dhe të tjerëve se për çdo interesim shtesë lidhur me këtë rast, ta kontaktojnë zyrën e OVL-së së UÇK-së dhe të mos i drejtohen në asnjë mënyrë Muhamet Krasniqit.
Ai tha se kjo zyrë është e vetmja që mbështet të ftuarit nga Prokurori Special në Gjykatën e Hagës.