Site icon PrishtinaPress

Muhamet Alidemaj nga Istogu, i dyshuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës

Mëngjesin e së mërkurës, Policia e Kosovës, ka arrestuar Muhamet Alidemajn, nën dyshimin për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

46 vjeçari nga fshati Kërrninë e Istogut, prej kohës kishte jetuar në Serbi.

Muhamet Alidemaj, dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, e kishte ndërruar emrin duke e emëruar vetën me emrin Dragan.null

Për të njejtin ka dyshime të mëdha se kishte qenë i përfshirë në ndihmë të paramilitarëve serbë në kryerjen e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë – atë të Izbicës.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar gjatë ditës edhe Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie.

“KRIME LUFTE KUNDËR POPULLËSISË CIVILE.sh. Izbicë, Skenderaj (1998-1999) NN. Me 30.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai gjatë kohës së lartëcekur kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Exit mobile version