Shihni se çfarë mund të prisni në muajin e katërt të shtatzënisë dhe çfarë do të duhej të bënit menjëherë për shëndetin e bebes suaj
Muaji i katërt i shtatzënisë ka ardhur pa ju bërë syri tërr. Energjia juaj kthehet ngadalë, lodhja dhe rraskapitja kalojnë, por edhe ato të vjella të bezdisshme.
Fëmija juaj tani i ka të gjitha organet e zhvilluara, por në fund të shtatzënisë do të aftësohet plotësisht për jetë të pavarur jashtë mitrës.
Probabiliteti i abortit spontan tani është shumë më i ulët dhe ja çfarë mund të prisni në muajin e katërt, më saktë në fillim të semestrit të dytë, transmeton Telegrafi.
Simptomat e shtatzënisë në muajin e katërt
Edhe pse kjo periudhë quhet ‘muaji i mjaltit të shtatzënisë’, shumë gra shtatzëna ende ndiejnë siklet.
Në shumicën e rasteve, ato janë më pak intensive se në periudhën e mëparshme, por ja çfarë mund të prisni:
Të përzierat zvogëlohen, por urthi mund të rritet
Keni më shumë energji
Dëshira për marrëdhënie intime rritet
Stomaku po fillon dalëngadalë të vërehet
Dhimbjet në shpinë dhe në fund të barkut janë të mundshme
Kruajtje në gjoks dhe stomak për shkak të shtrirjes së lëkurës
Mund të shfaqen venat me varice
Rrahje zemre, gulçim dhe ndjesi gulçimi
Fryrje dhe gazra
Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve
Ndryshimi i tonit të zërit
Djersitje e shtuar
Lëkurë më e yndyrshme
Shkëlqimi i shtatzënisë
Këshilla për muajin e katërt të shtatzënisë:
Ka një oreks të shtuar, ndaj sigurohuni që të ushqeheni shëndetshëm
Vishni vetëm veshje të rehatshme, asgjë që e shtrëngon stomakun, e cila dalëngadalë fillon të shfaqet
Përmirësoni kujdesin ndaj lëkurës
Bëni ushtrime nëse ju lejon mjeku, sepse ato mund të lehtësojnë shtyllën kurrizore dhe të zvogëlojnë dhimbjen
Vizitoni dermatologun nëse vëreni ndonjë njollë në fytyrë ose ndryshime të mëdha që ju shqetësojnë
Udhëtimi në këtë periudhë është i mrekullueshëm, paketoni valixhet dhe nisuni
Shkolla e maternitetit është gjithmonë një vendim i shkëlqyer sepse mund t’ju mësojë shumë dhe t’ju përgatisë për atë që do të vijë.