Gazetari Ilir Mirena ka ironizuar me praninë e shumtë të mesazhit “Kryeministër Hajvan” nëpër objekte të ndryshme në Prishtinë, duke vënë në pah numrin e madh të hapësirave të betonit në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, ai me humor shprehu “zhgënjim” se s’po mund të lëvizë lirshëm me veturë dhe këmbë, duke vërejtur sa shumë vende ka ku mund të shkruhet ky grafit.
Postimi:
Kah po m’bjen me u sill me kerr edhe kamb, m’u ka ba defekt t’u i këqyr hapësirat e mëdha të betonit ku kish mujt me u shkru grafiti “Kryeministër Hajvan”…
Shumë kish k’so hapësira betoni, kahmos mbrojtëse anësore të rrugëve, tunele, ura, ndërtesa t’pakryme… 😊