0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

MTI mbështet të rinjtë për ndërmarrësi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizoi ceremoninë e prezantimit “Ye!Boost Startup Pitch Event”në Qendrën e Inovacionit në Kosovë.
Boost startup, ofron shpejtim të trajnimeve dhe mundësive ndërlidhëse për 20 Startupe të fazës së hershme në Kosovë.
Boost Camp është aktiviteti kryesor i Ye!Boost Program, një program për rritjen e kapaciteteve të ndërmarrësisë , me qëllim përkrahjen e ndërmarrësve të ri kosovar.
Kryeshefi ekzekutiv i KIESA, Besian Mustafa tha se qëllimi është që të mbështetëm të rinjtë që të kenë ide për biznes plane, mandej për t’u shndërruar në kompani dhe biznese serioze.
Mustafa tha se mbështetja e të rinjve është e domosdoshme, meqë NMV-të kanë problem për qasje në financa.
Edhe Venera Hoxa nga Fondi Evropian për Zhvillimin e Evropës Juglindore, tha se fokusi i EFSE është mbështetja e këtij programi për rritjen e numrit të të punësuarve dhe rritjen e investimeve në Kosovë.
Ndërsa në këtë event tetë ndërmarrës kanë prezantuar planet për biznes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img