Site icon PrishtinaPress

MTI informohet për sfidat e sektorit privat në Lipjan

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Lipjanit në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Lipjan ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.
Aktivitetet në kuadër të “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko – privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.

Exit mobile version