1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Mshele gojën, unë po flas”, ”Nuk je kurrkushi me më ofendu” – përplasje e ashpër mes Shalës dhe Jezercit

Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhollarë kanë bërë thirrje të hapura anti-laike dhe anti-kombëtare.

E sipas tij, të njëjtin sistem po e ndjekin edhe “Lëvizja për braktisjen e fesë islame”, ku sipas tij, të njëjtit po thonë se kush kthehet në fenë katolike, bëhet shqiptar dhe kthehet në fenë e të parëve.

“Kjo është e pasaktë dhe e pavërtetë. Ky burri këtu [Belisar Jezerci], ky jeton më shumë në Bruksel dhe më shumë në Kosovë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Më pas, debati u ashpërsua, teksa Jezerci i ndërhyu Shalës, teksa ky i fundit i tha “mshele gojën, unë po flas”.

Pas fyerjeve të Shalës, Jezerci tha se “nëse edhe një herë ofendon, unë e lëshoj emisionin, nuk është kurrkush të ofendojë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img