Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka kërkuar edhe njëherë që uji i pijes të vlohet para se të konsumohet.
Kjo, kërkesë e tyre po bëhet pothuajse çdo ditë për shkak të turbullirave që kanë ndodhur nga vërshimet.
“Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në apelin e MSh-së./Prishtinapress/