12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

MSH: Vlojeni ujin, bëni kujdes për ta parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që ta vlojnë ujin.

MSH bëri thirrje për kujdes të shtuar për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

“Uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, thuhet në postimin në faqen e MSH-së në Facebook.

“Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.”

MSH thotë se Qeveria e ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftim.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara si më poshtë:

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit. Fabrika në Drenas vazhdon me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar, andaj uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik. Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohetPër shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human. Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve. Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.Ujësjellësi në Klinë akoma rezultojnë me turbullirë me vlera dukshëm më të zvogëluara. Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit. Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve. Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/LAnalizat bakteriologjike në Klinë janë jashtë standardeve.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik, Hani Elezit, Shtërpcë të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes. Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1-0,3mg/L.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.Në Letnicë-Viti ka filluar trajtimi si ujë teknik, andaj rekomandohet qytetarët të mos e pijnë ujin. Rekomandohet KRU “Hidromorava” të furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:• Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit• Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit• Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve• Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike• Riparimi dhe debllokimi i pusetave• Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarësBashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img