Site icon PrishtinaPress

MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

Sot është “Dita Botërore Tuberkulozit”, dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kjo sëmundje është e shërueshme dhe se barnat për shërim janë falas.

Tutje, MSh ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë, të lajmërohen tek mjeku.

“Diagnostikimi i tuberkulozit është falas. Nëse keni kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë-lajmërohuni te mjeku juaj! Barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas. Tuberkulozi shërohet. PO! Së bashku mund t’i japim fund Tuberkulozit”, thuhet në njoftim. prishtinapress.net

Exit mobile version