Site icon PrishtinaPress

MSh: Shfuqizohet vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale.

Përmes një njoftimi të bërë nga kjo ministri thuhet se arsyeja është për shkaqe teknik, pasi vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga ky Ministria synon të marrë rekomandime.

“Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike, si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqëria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private”, thuhet në njoftimin e MSh-ës.

Exit mobile version