Site icon PrishtinaPress

MSH publikon raportin ditor, detaje për numrin e të infektuarve të shtrirë nëpër klinika

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri) gjatë ditës së sotme janë të hospitalizuar 460 pacientë, prej të cilëve, 306 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19.

MSH njofton po ashtu se për 154 pacientë të tjera priten rezultatet, prej këtyre pacientëve, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 11 të intubuar.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren dhe rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Pacientë të konfirmuar me Covid-19:

 Klinika Infektive 96 pacientë

 Klinika e Pulmologjisë 50 pacientë

 Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë

 Spitali i Prizrenit 31 pacientë

 Spitali i Gjakovës 33 pacientë

 Spitali i Pejës 43 pacientë

 Spitali i Ferizajt 13 pacientë

 Spitali i Gjilanit 17 pacientë

 Spitali i Mitrovicës 2 pacientë.

Exit mobile version