Site icon PrishtinaPress

MSh miraton vaksinimin me dozën e katërt kundër Covid-19

Tashmë në Kosovë personat mbi moshën 50 vjeç mund të marrin edhe dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19.

Kjo është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi është marrë me rekomandim të Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim:

Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

/Prishtinapress/   

Exit mobile version