Pacientët e sëmurë nga zemra, që do të duhej të trajtoheshin në Kardiologjinë Invazive, nuk mund ta marrin trajtimin në sistemin publik shëndetësor.
Stentimi në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bllokuar, për shkak se aparatura e koronarografisë është jashtë funksionit që nga korriku. Koranorografi është aparaturë diagnostikuese përmes të cilit diagnostikohen sëmundjet që kanë të bëjnë në zemër. Vendosja e stentave nuk mund të bëhet pa rezultatin e koronarografisë.
Në QKUK kanë pranuar se kjo aparaturë tash e një kohë është jashtë funksionit.
Ushtruesi i detyrës se drejtorit të Klinikës se Kardiologjisë, Basri Sejdiu, ka pranuar që aparatura është jashtë funksionit./koha/PrishtinaPress.eu