Site icon PrishtinaPress

MSH-ja i rekomandon Qeverisë që të merr vendime të reja nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se me marrjen e mandatit të tij është përballur me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19.

Ai ka thënë se rritja e rasteve ka ndodhur pas lehtësimit të masave, e më saktësisht pas fillimit të fazës së tretë e cila ka nisur më 1 qershor.

Zemaj ka thënë se duke parë rritjen e shpejt të numrit të rasteve, Ministria i ka rekomanduar Qeverisë që të nxjerr vendime të reja, shkruan Telegrafi.

“Duke parë rritjen e shpejt të  numrit të rasteve i rekomanduam qeverisë që në përputhje me situatën epidemiologjike të të nxjerr vendime të reja që:

  1. Të gjitha institucionet publike dhe private në Kosovë të organizojnë punën me stafin e tyre në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre online
  2. Të obligohen të gjitha institucionet që të shtojnë kontrollin rigoroz që personat që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në institucione të bartin maska mbrojtëse
  3. Të gjitha veprimtaritë e liruara të organizohen në përputhje me manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19 duke obliguar institucionet mbikëqyrëse dhe zbatuese të veprojnë për zbatimin e këtyre vendimeve”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tha se në këtë situatë lehtësimi i masave të reja do të mund të bëhen vetëm pasi të siguroheni se masat në fuqi po zbatohen.

Exit mobile version