Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore do të fillojë implementimin e Pagesës sipas Performancës për kokë banori në Kujdesin Parësor Shëndetësor në gjashtë komuna si Prishtina, Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi, të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e pilotimit të këtij programi për vitin e parë 2017.
Për realizimin e këtij aktiviteti MSh do të nënshkruaj Marrëveshje të Performancës me kryetarët e gjashtë komunave.
Marrëveshja do të nënshkruhet nesër, e enjte më 02 shkurt 2017 në ora 09:00, në sallën 128 të MSH-së.