0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

MSh del me njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të ministrit Latifi

Pas ndërhyrjes që pati ditën e premte, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tanimë është liruar në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të ministrit. Mes tjerash bëhet me dije se gjendja e tij shëndetësore është më e mirë dhe që shumë shpejtë do t’i rikthehet punës.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi falënderon personelin e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të Emergjencës dhe të Mjekimit Intensiv: Mjekët, infermierët dhe stafin tjetër për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të tij nga dita e premte, ku Ministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike (appendicectomy) për të hequr apendiksin (zorrën qorre) pas një inflamacioni akut të saj.

Pas ndërhyrjes që ministri Latifi ka pasur në orët e para të mëngjesit ditën e premte, ai është liruar në shtëpi ditën e diel në gjendje të mirë shëndetësore dhe pret që sa më parë t’u kthehet aktiviteteve të tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke shprehur falënderimin e tij, Ministri Latifi shpreh në të njëjtën kohë mbështetjen dhe përkushtimin për fuqizimin e shërbimeve shëndetësore të sektorit publik në vend dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim të plotë në përkushtimin dhe profesionalizimin e personelit të QKUK-së dhe spitaleve të tjera në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar nga zorra qorre në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img