Site icon PrishtinaPress

MSFK, 2.5 milionë euro për blerjen e 27 xhipave

Ministria e Forcë së Sigurisë (MSFK) do të shpenzojë plotë 2 milionë e 498 mijë e 850 euro për furnizim me 27 automjete (xhipa) dhe 279 mijë e 560 euro tjera për furnizim me dy Autoambulanca Taktike, shkruan ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në MSFK këtë javë ka përzgjedhur edhe kompanitë për furnizim me këto automjete.
Ky tender është ndarë në dy lote, njëri për furnizim me xhipa dhe tjetri për furnizim me Autoambulanca.

Në njoftimin e dhënies se tenderit shihet se MSFK e ka shpërblyer me tender kompaninë”AGS” për furnizimin me 27 automjete (xhipa) në vlerë prej 2 milionë e 498 mijë e 850.
Ndërkaq, në loton e dytë të tenderit për furnizim me Autoambulancë është shpërblyer kompania e njëjtët, ajo “AGS” për furnizim me dy Autoambulanca në vlerë prej 279 mijë e 560 eurove.
Në përshkrimin e lëndës së kontratës për Furnizim me “Automjete (xhipa) 4×4 taktike”, me pajisjet përcjellëse thuhet se “MFSK-se dëshiron të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me një OE i cili do te ketë kapacitet të nevojshëm për të bërë furnizimin me 27 copë “Automjete (xhipa)4×4 taktik të terrenit” me pajisjet përcjellëse (Pajisje për vendosjen e armëve si dhe pajisjet për vendosjen e sistemit të komunikimit Radio HARRIS) si dhe mirëmbajtjen – servisimin e tyre përgjatë periudhës garantuese sipas kërkesës në DT Aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm) të cilat do të përdoren për njësitë e veçanta të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për plotësimin e nevojave dhe standardeve që kërkohen me qëllim të përmbushjes së kapaciteteve operacionale me qëllim të arritjes e objektivave në përmbushjen e misionit të FSK-së sipas misionit që kanë këto njësi dhe vet FSK-ja” .

Exit mobile version