1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mr. Bean u shfaq me një Toyota në “Festivalin e Shpejtësisë”

Rowan Atkinson, i njohur për shumicën si Mr. Bean, arriti në Goodwood për Festivalin e Shpejtësisë, ku performoi në një nga risitë më të mira sportive të viteve të fundit.

Atkinson erdhi në Goodwood me një detyrë, e cila është të promovojë hidrogjenin si lëndë djegëse. Disi e papritur për të gjithë ata që e dinë se Atkinson është një besimtar i zjarrtë i motorëve me djegie të brendshme, por edhe një koleksionist i pasionuar i klasikëve të automobilave.

Gjërat bëhen më të qarta kur themi se ai drejtoi një koncept të bazuar në Toyota GR Yaris. Bëhet fjalë për një veturë, motori turbo me tre cilindra 1.6 litërsh i së cilës është modifikuar për të punuar me hidrogjen. Prandaj, vetura nuk ka qeliza hidrogjeni dhe nuk punon me energji elektrike, por ka ende djegie klasike të karburantit, por jo më lëndë djegëse fosile.

Është e vetëkuptueshme që Atkinson zotëron një GR Yaris dhe kjo lëvizje u lavdërua vërtet nga Toyota pasi synon të mbajë gjallë motorët klasikë me djegie të brendshme. Ai ka një mendim po aq pozitiv për Formula 1, e cila kërkon të gjejë një mënyrë për të mbështetur motorët klasikë përmes teknologjive hibride.

Në të njëjtën kohë, Atkinson, njohës i mirë i teknologjisë, nuk ka shumë fjalë lavdëruese për elektrifikimin dhe veturat elektrike. Në një artikull për The Guardian, ai shkroi se ndihet i “mashtruar” kur bëhet fjalë për automjetet elektrike.

Rowan Atkinson ka një sërë veturash klasike në koleksionin e tij – McLaren F1, Bentley luksoz dhe Rolls Royce si dhe Lancia Delta HF Integrale, Lancia Thema 8.32 dhe Mercedes 500E.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img