Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora e Republikës së Kosovës, me anë të një postimi në platformën X, i shpreh urime të përzemërta popullit dhe qeverisë së Zvicrës për festën e tyre kombëtare!
“Kosova dhe Zvicra ndajnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm, të forcuar edhe më tej nga kontributet e paçmueshme të diasporës sonë gjallëruese”, thuhet në postimin e MPJD-së.