0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

MPJD thotë se Serbia ka kërkuar nga 30 shtete ta çnjohin Kosovën – Nuk kanë ende datë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, thotë se kanë bërë listën e prioriteteve për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai deklaron se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkim Evropian, Këshill të Evropës dhe do të shohin mundësitë për përafrim me NATO-në, fillimisht duke u anëtarësuar me të drejta të plota në kartën e Adriatikut A5. Mirëpo të gjitha këto thekson se do të bëhen në momentin e duhur dhe të volitshëm për vendin.

Ahmeti thotë se kanë hartuar strategjinë për njohje të reja dhe janë në kontakt me një numër të konsiderueshëm të shteteve që nuk e njohin Kosovën. Ndërkohë, shton se po punojnë intensivisht për t’iu kundërvënë Serbisë në fushatën për tërheqje të njohjeve për Kosovën.

Kemi bërë listë të prioriteteve se ku Kosova ka interes të veçantë për t’u anëtarësuar. Tashmë dihet se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ne kemi propozuar dhe është themeluar një grup ndër-institucional për përafrim me NATO-në, por kjo nuk është vetëm për NATO-në, por edhe mekanizmat e tjerë rajonal dhe ndërkombëtar të sigurisë. Ne duhet të kemi të qartë se rruga drejt anëtarësimit edhe në NATO nuk bëhet brenda natës, por duhet të punojmë çdo ditë. Një hap konkret do të ishte që Kosova të anëtarësohet në kartën e Adriatikut A5 që ne tashmë i plotësojmë të gjitha kushtet…Ne kemi qenë duke punuar për Këshillin e Evropës, kjo punë është dinamizu, se kur do të aplikojmë nuk është vendosur, por se do të aplikojmë kjo është e qartë. 15:24 Është shumë e rëndësishme që përveç përgatitjes së brendshëm të gjejmë edhe momentin e duhur. Nuk është aq e rëndësishme shpejtësia drejt fillimit të procesit sa është e rëndësishme që kur të fillon procesi të jemi të sigurt se do të jetë i suksesshëm. Problemi është se e kemi parë edhe me UNESCO që në rast se dështon, nuk është se mbetesh në vendnumërim, por ki regres”, thotë ai.

I dyti në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thotë se njohje të reja për Kosovën s’ka pasur gjatë këtij viti, por ka një qasje më sistematike të vendit.

Ai bën të ditur se kanë identifikuar së paku 30 shtete që Serbia ka bërë fushatë për ç’njohje të Kosovës, por thotë se kanë qenë në kontakt me numër të konsiderueshëm të këtyre shteteve që fushata e Serbisë mos të ketë sukses.

“Njohje të reja deri në këtë moment s’ka. Kemi filluar punën që të bëjmë një strategji dhe të kemi një qasje më sistematike. Është bërë një analizë për të gjitha shtete që nuk e njohin Kosovën, prioritet sigurisht që janë pesë vendet e BE-së, ku përfshinë ato katër të NATO-s, pasi synimi jonë drejt NATO-s dhe BE-së e bënë që ato të jetë prioritet. Përveç kësaj ne po punojmë që të lidhim marrëdhënie diplomatike me vendet që na njohin, por nuk kemi pasur marrëdhënie diplomatike me to… Jemi në kontakt me numër të konsiderueshëm të shteteve që nuk na njohin dhe gjithashtu një numër të konsiderueshëm të shteteve që kanë bërë të ashtuquajturën ç’njohje, por nuk dalim në procese sensitive në publik, pasi e komprometojmë procesin…Kemi identifikuar së paku 30 raste të cilat kanë qenë publike, kjo fushatë po vazhdon prej anës së tyre. Prandaj ne jemi interesuar që këtë ta dinë edhe partnerët tanë dhe po punojmë që kjo fushatë e tyre mos të ketë sukses. Deri tani kemi qenë të suksesshëm në këtë përpjekje”, deklaron Ahmeti për KP.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img