Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën organizon Konferencën e VI-të të Ambasadorëve.
Hapjen e Konferencës do ta bëjë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Në ceremoninë e hapjes, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe krerët e shtetit:
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ministra qeveritar, zëvendësministra, ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.